spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Ali Ahmeti viziton shtëpinë-bazë të UÇK-së në Peshter të Brusit: Nënë Stana, nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtarë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një vizitë në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, tek Nëna e UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi.

“Lokemadhja e UÇK-së, Nënë Stana, nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtarë, duke u dhënë bukë, duke u pastruar plagët dhe rrobat, qëndron e fortë edhe sot. I urova shëndet, jetë të gjatë e të lumtur, të rrethuar nga djem e vajza, nipa e mbesa.”, shkroi Ahmeti.

I plotë:

Sot pata nderin e madh dhe kënaqësinë e veçantë të bëj një vizitë në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, në shtëpinë e Nënës së UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi.

Nëna Stane, në moshën 80-vjeçare, së bashku me djemtë e saj, ish-ushtarët e UÇK-së Filip dhe Fatmir Gashi, si dhe vajzën e saj File Gashi, më priti me një ngrohtësi të jashtëzakonshme dhe me traditën e pastër të familjes autentike shqiptare.

Lokemadhja e UÇK-së, Nënë Stana, nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtarë, duke u dhënë bukë, duke u pastruar plagët dhe rrobat, qëndron e fortë edhe sot. I urova shëndet, jetë të gjatë e të lumtur, të rrethuar nga djem e vajza, nipa e mbesa.

Një nder i veçantë për mua ishte dhurata që më bëri, librin “Nëna e mbi treqind luftëtarëve” të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, të cilin do ta ruaj si një nga dhuratat më të çmuara të jetës sime.

Ishte një emocion i jashtëzakonshëm të isha në atë shtëpi historike, ku janë ushqyer heronj e dëshmorë të kombit, ushtarë e komandantë, drejtues zonash dhe brigadash të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit