Në paraqitjen e fjalëve përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, është deklaruar prokurori James Pache.
Ngjashëm me prokurorët paraprakë, edhe Pache u përqendrua në ato që Zyra e Prokurorit të Specializuar i quan “krime lufte”, që pretendohet se janë kryer nga ish-krerët e UÇK-së.
Prokurori Pache pretendoi se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë keqtrajtuar personat e ndaluar. Gjatë argumentimit të tij, ai citoi një dëshmi ku pretendohet përfshirja direkte e ish-presidentit: “Thaçi vetë ka kërcënuar se do ta vriste një të ndaluar”, deklaroi prokurori para trupit gjykues.








