Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë i ftuar së fundmi në podcast-in e Mira Kazhanit.
Ai ka folur për formatin që tash e katër vite e prezanton së bashku me Jonida Vokshin.
I njëjti tregoi për sfidat që ka kaluar gjatë kësaj periudhe e sakrificat që bën, duke zbuluar shumë gjëra që mbase nuk janë ditur.
“Prej momentit kur nis dhe derisa mbaron luhatjet emocionale që ike brenda vetes janë shumë të mëdha, vjen një pikë nga fundi ku ndihesh i pafuqishëm, ndihesh i mbështetur për muri dhe thua që kjo është hera e fundit që e bëj”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Pasi mbaron e mbledh veten kalon një muaj është harruar e gjitha kjo vijnë prapë emocionet edhe jeta pastaj duket si një vijë lineare duket pak monotone prej kësaj adrenaline në baza ditore gjatë gjithë kohës deri në 5-6 të mëngjesit pa gjumë edhe zgjohedh në orën 10, 11 edhe prapë vetëm Big Brother ke”.
“Nga ana profesionale gëzohesh në një formë e tregon suksesin, e shpërblen mundin ato sakrificat që ne i bëjmë, siç e thash edhe në fillim kur fillon Big-u, ky spektakël nuk pushon nuk është vetëm dy herë në javë Prime por është 24/7”.
“Është sikur të ecësh mbi vezë, nuk e di se ku kris diçka je në gjendje alarmi sa herë bie telefoni hë çfarë ndodhi tani? Por nga ana tjetër ndoshta është pak e trishtë që një popull me 1.5 milion banorë po e përfshijmë edhe Shqipërinë me 2.5, 4 milionë janë aq të apasionuar pas Big Brother. Kjo tregon ndoshta edhe një jetë të zymtë që ne kalojmë”, tha ndër të tjerash Hamiti.








