Sot Kurti mbledh partinë, do të trajtojnë propozimin e tyre për President të Kosovës

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Albin Kurti ka njoftuar se sot do të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje.

Mbledhja mbahet nga ora 12:00 në hotelin Emerald.

Njoftimi erdhi pas takimit që Kurti pati me kreun e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

Kurti tha se mbledhja nuk është thirrur enkas për çështjen e Presidentit.

“E kemi thirrur para së gjithash sepse është obligim statutor që t’i kemi katër mbledhje në vit,” deklaroi ai.

Ai shtoi se viti 2026 është vit zgjedhor për partinë.

“Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt,” theksoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit