Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku punëtori 43-vjeçar Gazmend Ahmeti nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi.
Familja njofton se varrimi i Gazmend Ahmetit do të bëhet sot, 08.02.2026, në orën 16:30 në varrezat e fshatit Mihaliq-Vushtrri.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Sinjalin bëri të ditur se ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendngjarje. Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.








