Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:00, në rrugën Ferizaj–Prishtinë, ku ka humbur jetën Gazmend Ahmeti nga Vushtrria.
I ndjeri, me origjinë nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë, ishte duke punuar në një objekt ndërtimi kur, për arsye ende të paqarta, ka rënë nga një lartësi, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, Ahmeti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendin e punës ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.








