spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini? 3 hapat që duhet të ndiqni

Edhe pas ditëve shumë të lodhshme, gjumi shpesh ndërpritet pas 4–5 orësh, me pasoja jo vetëm në humor dhe përqendrim, por edhe në shëndet. Më shumë se 1 në 10 persona në SHBA dhe Europë vuajnë nga pagjumësia ose çrregullime të gjumit.

Neuroshkencëtari Andrew Huberman nga Universiteti Stanford shpjegon se zgjimi i hershëm lidhet shpesh me çrregullime në nevojën biologjike për gjumë, ndërsa 2–3 orët e fundit të natës janë thelbësore për proceset e të nxënit dhe rikuperimin e trurit.

Ai rekomandon tre lëvizje kryesore për ata që zgjohen dhe nuk flenë dot sërish:

1. Pushim i thellë pa gjumë (NSDR):  10–20 minuta relaksim, si yoga, meditimi ose ushtrime frymëmarrjeje, që mund të kompensojnë pjesërisht mungesën e gjumit.

2. Ekspozim në dritë të fortë – 15 minuta dritë intensive, e ndjekur nga lëvizje e lehtë dhe një dush i ngrohtë, për të rregulluar ritmin biologjik.

3. Suplemente për gjumin – në raste kronike, disa suplemente ose medikamente mund të ndihmojnë, por vetëm pas konsultimit me mjekun.

Sipas Huberman, praktika të thjeshta dhe të shkurtra, edhe 10 minuta në ditë, mund të përmirësojnë energjinë, qartësinë mendore dhe cilësinë e gjumit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit