spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

“Leku letër”, lajme të mira këtë muaj për këtë shenjë të Horoskopit!

Astrologia Elena Demollari ka lexuar letrat tarot për të zbuluar se çfarë i pret shenjat e zodiakut gjatë muajit shkurt. Për shenjën e Luanit, parashikimi vjen me disa sinjale kujdesi, por edhe me zhvillime pozitive.

Sipas Demollarit, Luani mund të përballet me kriza të vogla në partneritet, veçanërisht në marrëdhënie personale apo profesionale.

Ajo këshillon në emisionin “Live From Tirana” që kjo shenjë të tregojë vetëpërmbajtje, pasi ekziston rreziku që gjithçka të prishet në momentin e fundit për shkak të një vendimi të nxituar.

Nga ana shpirtërore, tarotët tregojnë një periudhë qetësie dhe mirëqenieje të brendshme. Luani pritet të gjejë balancë emocionale dhe të ndjejë një ndjesi mirësie. Po ashtu, nëse janë në pritje të një përgjigjeje apo realizimi të një dëshire, sipas parashikimit, ajo mund të bëhet realitet gjatë këtij muaji.

Edhe pse ndikimi i yjeve mund t’i bëjë disa situata të duken të turbullta, astrologia thekson se do të ketë qartësime dhe zgjidhje. Në aspektin profesional dhe financiar, Luani paraqitet si një shenjë punëtore, me përfitime ekonomike dhe një ngritje të dukshme financiare.

Në dashuri, situata paraqitet e qëndrueshme dhe pozitive, ndërsa për shëndetin nuk shihen problematika. Në përfundim, sipas Elena Demollarit, muaji shkurt rezulton me fat për Luanin, veçanërisht në aspektin financiar, ku “leku vjen”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit