Ky ka qenë një vit goxha i mbarë për Orjola Marashin. Modelja, e cila ka nisur të angazhohet edhe në muzikë, tashmë është bërë pjesë edhe e jurisë së “X Factor Kids”. Një rrugëtim i ri për të, duke qenë pranë publikut edhe si këngëtare. Po aq mirë ka shkuar edhe jeta private, ku modelja po jeton ditë plot dashuri.
Që prej verës, ajo na ka zbuluar se ka gjetur përsëri dashurinë dhe po jeton këtë raport, larg syve të publikut. Gjithnjë sensuale dhe provokuese, Ori di sesi të ngrejë temperaturat edhe kur përqark ka borë. E tillë ka qenë edhe tabloja e fundit që ajo ka ndarë në ‘Instagram’-in e saj. Modelja ka publikuar disa shkrepje në rrjetet sociale, ku duhet thënë duket me të vërtetë magjepse. Me të brendshme të kuqe, një peliçe të gjatë dhe një kapele, modelja ka marrë vëmendjen e të gjithëve me këto postime.

Në një resort turistik, ku vendi dukej i rrethuar nga bora, Ori jo vetëm që nuk ka ftohtë, por sapo nxehu edhe ndjekësit e saj. Mes shumë angazhimeve, mesa duket ajo ka gjetur kohë që të ketë disa ditë pushimesh, me gjasa në shoqërinë e partnerit të saj. Djaloshi në fjalë nuk jeton në Shqipëri, ndaj edhe takimet me të janë kryesisht jashtë vendit, pse jo për të shijuar edhe disa ditë si turiste. Pak muaj më parë, një foto e Oriola Marashit në ‘InstaStory’ trazoi rrjetin pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar.

Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës. Teksa nuk i ka lënë vend imagjinatës me shfaqjen hot, modelja tashmë mendohet se i ka dhënë fund beqarisë duke pranuar propozimin e të dashurit misterioz.

Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar se është në lidhje, plot story të saj e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi shpesh modelja poston trëndafila dhe dhurata romantike. Vetëm pak muaj më parë, në media u raportua se lidhja e modeles me djaloshin misterioz kishte përfunduar. Ndonëse ajo asnjëherë nuk e prezantoi publikisht partnerin, për muaj me radhë ajo zbulonte pak nga raporti që sapo kishte nisur. Në atë kohë në media nuk u zbuluan arsyet e kësaj ndarjeje, por ajo që u bë e ditur është fakti se vetë Ori ka preferuar që mos të flasë shumë për këtë raport, duke preferuar që të rikthehet menjëherë në punë, duke lënë pas këtë histori të shkuar keq. Por duket se tashmë lidhja mes dy të rinjve është rimëkëmbur aq sa për të shkuar drejt një zyrtarizimi.

Oriola, e cila ka qenë pjesë e markave të njohura si “Guess” dhe “Dolce & Gabbana”, është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në ditët e pushimeve, Oriola ka shpërndarë imazhe mahnitëse nga një resort luksoz në Maldive ku ishte në shoqërinë e të dashurit. Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të guximshme, duke theksuar format e saj perfekte, por gjithnjë e vetme.









