Ka ndërruar jetë tragjikisht Kamer Fazli Beqiri nga Mitrovica, ish-minator i Trepçës në periudhën para luftës, si pasojë e një aksidenti trafiku me fatalitet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ulqini” në Zhabar të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur ish minatorin e Trepçës.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit Kamer Fazli Beqiri do të bëhet sot në Bajgorë, pas faljes së namazit të ikindisë.








