spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Adoleshentja gjermane vret bashkëmoshatarin: Donte të më përdhunonte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Castrop-Rauxel në Gjermani, ku një vajzë 17-vjeçare, Angela R., dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj, Onur. Policia gjermane ka nisur një kërkim intensiv pas zhdukjes së saj, pasi më 23 janar Gjykata e Dortmundit lëshoi një urdhër arresti me dyshimin për vrasje të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur më 14 janar, kur një shofer gjeti të riun të plagosur rëndë e të gjakosur pranë një shtëpie të braktisur. Ai ishte pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, i riu vdiq nga një plagë me thikë në qafë. Fillimisht, Angela pretendoi se po mbrohej nga një tentativë përdhunimi dhe se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ajo deklaroi se takimi me të riun kishte qenë i fshehtë, për shkak të frikës nga reagimi i prindërve dhe se e njihte atë më parë.

Megjithatë, hetimet treguan se situata nuk ishte ashtu siç kishte deklaruar e reja. Analiza e detajuar e telefonit të saj celular, sipas hetuesve, tregoi se Angela kishte planifikuar vrasjen dhe veprimi nuk ishte rezultat i vetëmbrojtjes. Si pasojë, autoritetet e cilësuan ngjarjen si vrasje me dashje dhe lëshuan urdhrin e arrestit.

Prokurori i Shtetit, Henner Kruse, konfirmoi se një thikë, e cila dyshohet se u përdorur si armë krimi u gjet pranë vendit të ngjarjes, në një kënd lojërash për fëmijë. Aktualisht arma po ekzaminohet, për të identifikuar çdo gjurmë që e lidh me Angela-n. Policia ka bërë thirrje publike që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e 17-vjeçares të lajmërojë menjëherë autoritetet. Efektivët bënë thirrje që Angela të vetëdorëzohet.

Ndërkaq, autoritetet gjermane kanë rritur masat e sigurisë në zonat e shkollave, rrugëve dhe vendeve publike, ku ajo mund të shfaqet. Policia po monitoron vendet ku mendon se mund të fshihet adoleshentja dhe po shqyrton të gjitha provat, duke përfshirë mesazhet dhe bisedat e regjistruara në celularin e Angelës, për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit