Ka ndërruar jetë këtë të premtë pronari i Autopjesëve “Jehona”, Rasim (Ibrahim) Nimani, nga fshati Rekë i Mitrovicës.
Rasim Nimani ka ndërruar jetë sot, më 06.02.2026, në moshën 76-vjeçare.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot, në varrezat e fshatit Rekë.
Ceremonia mortore niset nga xhamia e Tunelit të Parë, pas namazit të ikindisë, në ora 14:39.








