spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

PDK shpenzoi mbi 280 mijë euro gjatë periudhës së zgjedhjeve të dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar gjithsej 280,822.87 euro gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025, periudhë kjo që përfshin fushatën dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas raportit financiar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shpenzimet kryesore të këtij subjekti ishin të përqendruara në paga, marketing dhe shërbime kontraktuese.

Në strukturën e shpenzimeve, shuma më e madhe prej 120,498.09 eurosh ka shkuar për pagat e punëtorëve, ndërsa 65,624.70 euro janë alokuar për mallra dhe shërbime.

Për marketingun dhe informimin publik, që lidhet drejtpërdrejt me fushatën zgjedhore, PDK ka paguar 21,648.10 euro, ku pjesa dërrmuese e këtyre mjeteve është shpenzuar gjatë muajit dhjetor.

Përveç kësaj, raporti evidenton edhe 91,497.92 euro si shpenzime të ndryshme, ku përfshihen edhe 4,300 euro për gjoba dhe ndëshkime.+1

Gjatë kësaj kohe, partia ka arritur të mbledhë 35,170.00 euro përmes donacioneve dhe kontributeve në të holla nga individë të ndryshëm. Shumica e këtyre kontributeve janë pranuar në mes të dhjetorit, me shuma kryesisht prej 2,000 eurosh për person.

Dokumenti i certifikuar tregon se nga buxheti i përgjithshëm prej 283,183.65 eurosh, pas mbylljes së vitit, partisë i kanë mbetur vetëm 2,360.78 euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit