spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babanë me sëpatë në Deçan

Sot është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në komunën e Deçanit. I dyshuari dyshohet se një ditë më parë ka sulmuar me sëpatë babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor pritet që prokurori të paraqesë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit