spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Vrasja me 6 plumba në Mitrovicë, policia jep detaje – çka gjeti në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka dalur me detaje për rastin në Mitrovicën e Jugut, ku dje një person mbeti i vdekur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se ende nuk është arrestuar personi i dyshuar, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.

”Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit