Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar pas deklaratës që shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bëri ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jemi të lumtur që po shohim maturi politike nga VV-ja”, ishte deklarata që Lushaku-Sadriu dha në emisionin “Konfront”.
Pas kësaj, Nushi ka reaguar duke rikujtuar se kjo deklaratë e shefes së grupit të LDK-së vjen vetëm një javë pasi në Kuvend nuk kaloi asnjë amendament buxhetor i LDK-së.
Ai përmendi edhe ballafaqimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, sa i përket buxhetit.
“Ndërkohë që Përparim Rama ankohet për bllokada”, shkroi Nushi në reagimin e tij.








