Atmosferë lumturie në LDK pas takimit Kurti-Abdixhiku

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se ndjehen “të lumtur” që po vërejnë një maturi të re politike te Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë deklaratë Lushtaku-Sadriu e tha teksa po fliste për takimin afro tre orësh që Kurti e pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Si parti politike, jemi të njohur për qasjen tonë institucionaliste. Kemi qenë historikisht gardianë të shtetit dhe institucioneve. Në rrethana të caktuara, ka reciprocitet në sjellje politike ndaj udhëheqësve dhe partive politike. Ne kemi kritikuar në zgjedhjet e kaluara sjelljen e kryetarit të VV-së dhe diskursin që ka përdorur VV-ja përgjatë zgjedhjeve. Dhe atë e kemi bërë në mënyrën më të sinqertë sepse kemi dashur skenë politike më të emancipuar, dhe pa fyerje të arrijmë rezultate e të arrihet partneritet mes partive. Dihet botërisht që partneritetet ndërtohen kur ka mirëbesim dhe respekt të ndërsjellë. Janë vlerat bazike të partive”.

“Për këtë kemi harmonizuar sjelljen tonë. Kjo ka ndryshuar si rrethanë dhe jemi të lumtur që sot po shohim maturi tjetër politike, edhe nga partia Vetëvendosje dhe për këtë jemi përgjigjur pozitivisht” – ka thënë ajo në “Konfront”, përcjell Insajderi.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Lutfi Haziri. Në emisionin “Click” në RTV21, ai u shpreh optimist se deri më 4 mars do të ketë një marrëveshje politike për postin e presidentit.

Sipas tij, kryeministri ka filluar të ndryshojë sa i përket zhvillimit të dialogut politik me opozitën.

“Deri tash, për 15 muaj, zoti Kurti ka favorizuar një bashkëpunim me LDK-në dhe ka përjashtuar në sekuenca të caktuara politike rolin e PDK-së. Pas këtyre zgjedhjeve, ai ka ndryshuar dhe ka filluar të instalojë dialogun mes LDK-së dhe PDK-së”, tha Haziri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit