Hysamedin Feraj, aktivist i VV-së, ka komentuar vizitën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, dhe Enver Hoxhajt të PDK-së në ShBA.
Më saktë, Feraj ka pasur akuza goxha të drejtpërdrejta.
Postimi i Ferajt:
Opozita vazhdon tekime me lobistët serbë në SHBA:
– Nga PDK, Enver Hoxhaj këmben ide me lobistin e Serbisë, Christopher Hill, pastaj shpalos idetë “e veta” nëpër institucionet amerikane.
– Në SHBA ndodhet edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por bisedat me lobistët e Serbisë i ka të konsumuara më herët. Mbase tani do që të tregojë se nuk ka lidhje me aktivitetet e Espteinit.
Eh, ku m’je nisë moj Zanë, opozitare?








