spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Dhjetëra myslimanë u masakruan në Nigeri pasi refuzuan t’u bashkoheshin xhihadistëve

Dhjetëra myslimanë janë vrarë në një sulm ndaj dy fshatrave në shtetin perëndimor nigerian, Kwara, pasi refuzuan që “të dorëzoheshin para xhihadistëve që predikuan një doktrinë të çuditshme”, sipas guvernatorit shtetëror.

Guvernatori Abdulrahman Abdulrazaq tha në rrjetin X se “75 myslimanë lokalë u masakruan” gjatë sulmit të së martës, ndërsa një ligjvënës shtetëror i tha televizionit BBC se 78 njerëz ishin varrosur deri më tani dhe se numri i të vdekurve mund të rritej deri në 170, pasi po gjendeshin më shumë kufoma.

Duke e fajësuar grupin Boko Haram për vrasjet, presidenti nigerian, Bola Tinubu, dislokoi një batalion ushtarak në zonën e prekur.

Ky sulm ishte njëri nga disa sosh që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Nigerisë ditëve të fundit.

Përpos vrasjes së dhjetëra njerëzve në fshatrat Woro dhe Nuku, 38 njerëz u rrëmbyen, ndërsa të tjerët ikën. Sulmuesit u vunë flakën shtëpive e dyqaneve, tha Saidu Baba Ahmed, anëtar i kuvendit shtetëror.

Në mesin e të vdekurve ishin dy bijtë e udhëheqësit tradicional lokal, të cilit gjithashtu i ishin rrëmbyer disa anëtarë të tjerë të familjes, sipas banorit Abdulla Umar Usman.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit