Një rast serioz i kanosjes është raportuar mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për kërcënim me jetë.
Ngjarja ka ndodhur më 05.02.2026, rreth orës 07:00, në rrugën “Riza Goga”, ndërsa ankesa është paraqitur në Polici rreth orës 08:30. Viktima, A.Zh., rreth 37-vjeçare, ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj, K.T, rreth 38-vjeçar, e ka kanosur seriozisht, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.
Policia ka lokalizuar të dyshuarin, mirëpo ai nuk ka mundur të intervistohet menjëherë pasi ishte nën ndikim të alkoolit. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv – 0.92 promil.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa me procedurat e mëtejme po merret njësiti për dhunë në familje. Hetimet janë në vazhdim.








