spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Osmani në aksion, takon kryeministrin e shtetit që Vuçiqi tha se e çnjohu Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar për një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.

Për këtë vend presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte thënë se e ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Por presidentja Osmani gjatë këtij takimi me kryeministrin e Eswatinit, thotë se i ka shprehur mirënjohje për njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës e gjithashtu edhe gatishmërinë për të avancuar në raportet mes dy shteteve.

“Gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, pata kënaqësinë ta takoj Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini. Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Poashtu diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale” – ka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit