spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Apeli refuzon ankesat – në paraburgim mbetet djali i Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit të Nait Hasanit dhe personave të tjerë të përfshirë në rastin e dyshimeve për manipulim të votave në Prizren.

Sipas burimeve, Apeli ka vlerësuar se ekzistojnë ende arsyet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit, përfshirë rrezikun e ndikimit në procedurën penale dhe mundësinë e pengimit të hetimeve.

Të dyshuarit po hetohen si pjesë e të njëjtit rast, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e votës në Prizren, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar zëvendësimin e paraburgimit me masa më të lehta.

Megjithatë, Gjykata e Apelit ka konstatuar se ankesat janë të pabazuara dhe ka vendosur që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi.

Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit