Ish-presidenti Alfred Moisiu ndodhet në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT për disa shqetësime kardiake. A2 CNN mëson se gjendja e tij është stabel.
Familjarët konfirmojnë se nuk është në gjendje të rëndë dhe as i intubuar. A2 CNN mëson gjithashtu se familjaret kërkojnë privatësi në këtë situatë.
Mësohet se bëhet fjalë për disa vena të bllokuara ku ish presidenti pritet t’i nënshtrohet procedurave sipas protokolleve përkatëse.








