spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Ky është pronari i kompanisë “Luani Transport” – ndaj të cilit sot prokuroria ngriti aktakuzë për vdekjen e punëtorit në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot zyrtarisht ngritjen e aktakuzës ndaj Shpëtim Kelmendit, në cilësinë e pronarit të kompanisë “Luani Transport”, si dhe ndaj vetë subjektit juridik. Ata akuzohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, lidhur me incidentin tragjik ku humbi jetën punëtori S.R.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc të Pejës. Aktakuza vë në dukje një varg lëshimesh të rënda nga ana e të pandehurit: Nuk janë krijuar kushtet bazë për sigurinë dhe shëndetin në punë, Punëtori i ndjerë nuk ishte trajnuar për rreziqet në punë apo përdorimin e makinerisë.

Edhe pse i ndjeri S.R. kishte përgjegjësi vetëm si pastrues, ai kishte rënë në kontakt me një gjenerator, kontakt ky që rezultoi fatal për jetën e tij.

Përveç pronarit, aktakuza rëndon edhe mbi kompaninë “Luani Transport”. Prokuroria argumenton se subjekti juridik, në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (Neni 6), nuk ka zbatuar rregullat teknike mbi masat mbrojtëse, duke çuar drejtpërdrejt në vdekjen e punëtorit.

Për shkak të rëndësisë së rastit dhe faktit se veprimtaria ushtrohej në kushte të jashtëzakonshme rreziku, Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës: shpalljen fajtor për veprën penale të lartcekur.

“Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës” (konkretisht veprimtarisë së seperacionit).

“I pandehuri ka ushtruar veprimtarinë pa licencë dhe pa asnjë kriter të sigurisë në vendin e punës,” thuhet ndër tjerash në arsyetimin e prokurorisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit