spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Drejtori i Policisë “godet” pronarët e salloneve të veturave: janë të përfshirë në fajde

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë prezantimit të punës vjetore të Policisë Rajonale të Prishtinës, ka folur edhe për dukurinë e fajdeve.


Ai bëri të ditur se lidhur me këtë fenomen në vend është krijuar një task-forcë e veçantë. Sipas rezultateve të deritanishme, Hoxha tha se janë zbuluar tri forma të fajdeve që po praktikohen në Kosovë.

Ndër to, ai përmendi edhe pronarët e salloneve të veturave, për të cilët tha se janë duke u hetuar për përfshirje në fajde.


“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde.” ka thënë Hoxha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit