spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Peci: Osmani e pasigurt se do të propozohet për Presidente, Haradinaj kandidat serioz, por s’besoj që VV e voton

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se presidentja Vjosa Osmani e ka pasigurinë se do të propozohet përsëri për të vazhduar mandatin në këtë post.

”Vjosa Osmani ndihet e pasigurt që do propozohet për presidente të vendit. Ramush Haradinaj është kandidat serioz për postin e presidentit, duke u bazuar edhe në të kaluarën, por problem nuk do të jetë mbledhja e votave, por problem i tij është votimi, nuk besoj që VV-ja do ta votojë. Në anën tjetër mund të shërbejë që në sallë do të jenë 80 deputetë”, tha Peci.

Ai tha se as Lëvizjes Vetëvendosje nuk i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i duhet Lëvizja Vetëvendosje në këtë moemntum politik.

”As LVV-së nuk i duhet LDK-ja dhe as LDK-së nuk i duhet LVV-ja në këtë momentum politik, mendoj që pas kësaj LDK-ja e ka thënë disa herë se ata e kanë synimin që të arrihet marrëveshja për presidentin e jo qeverin, qëndrim korrekt dhe nese bashë deshirojmë me vazhdu përpara duhet të kemi një marrëveshje”, tha Peci

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit