Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar mbështetjen e presidentit Donald Trump për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, duke treguar se çështjen e ka adresuar gjatë një takimi me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions.
“Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, kam kërkuar mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtë çështje e kam adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions”, ka shkruar ai.








