spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Njolla të kuqe në dhomë-Pamje tronditëse nga hoteli ku gruaja ra nga kati i 6-të, dëshmon i dashuri i saj që po dyshohet

Në një dhomë hoteli, Maria Clara kaloi çastet e fundit të jetës së saj.

Personat që hynë më pas në atë ambient u përballën me një skenë tronditëse: njolla të kuqe gjithandej, gjësende të thyera, mure të dëmtuara, rroba të lagura dhe vetëm një këpucë të saj. Këpuca tjetër u gjet në tokë, në vendin ku Maria Clara kishte rënë nga kati i gjashtë i hotelit në Fushë Kosovë.

Si i dyshuar për vdekjen e saj po akuzohet i dashuri i saj në atë kohë, Endrit Nika.

Dje, para trupit gjykues, ai shprehu ngushëllime për prindërit e së ndjerës, duke deklaruar se është i mërzitur për humbjen e saj.

Sipas tij, çifti kishte pasur probleme edhe më herët.

Ai rrëfeu se natën kritike, kur po ktheheshin nga dasma e vëllait të tij, kishte nisur një zënkë gjatë rrugës për në hotel. Konflikti, sipas tij, eskaloi pasi Maria Clara i kishte hedhur një pije mbi trup.

Me të mbërritur në hotel, Nika deklaroi seishte pastruar dhe kishte kërkuar të largohej për t’u kthyer vetëm në fshtrat, por me insistimin e të dashurës kishte qëndruar në dhomë, ku kishte rënë për të fjetur.

Ai pretendon se u zgjua pasi ajo i kishte hedhur kafe të ftohtë sipër dhe më pas kishte ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas dëshmisë së tij, ai nuk ishte përgjigjur me dhunë. Ai tha se pasi situata u qetësua, kishte vendosur të largohej për në fshat dhe kishte dashur të hynte në banjo për të marrë rrobat.

Pikërisht në ato momente, ai pretendon se kishte dëgjuar një krismë të fortë- moment që, sipas tij, përkon me rënien e Maria Clarës nga dritarja.

Gjykimi ndaj Nikës po vazhdon.

Vlen të theksohet se eksperti i cili analizoi vendin e ngjarjes ka konstatuar se dritarja e dhomës ku çifti ndodhej atë natë, në asnjë rrethanë nuk mund të kishte rezultuar në një rënie të tillë pa përdorimin e forcës. Një përfundim që ngre dyshime serioze se ky rast mund të mos ketë qenë vetëvrasje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit