spot_img
spot_img
Wednesday, February 25, 2026
spot_img
spot_img

Rrahmani: Kurti dje e eliminoi Osmanin, po kërkon president që s’e sfidon, s’ka guxim të shkojë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së thotë se pas takimit me Abdixhikun është eliminuar Vjosa Osmani si kandidate për rizgjedhje

Eman Rrahmani, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se pret që të arrihet një zgjidhje për çështjen e presidentit, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka gatishmëri të shkojë në zgjedhje të reja.

Sipas Rrahmanit, Kurti synon të zgjedhë një president që nuk do ta sfidonte politikisht në të ardhmen. Ai ka thënë se deklaratat e Kurtit pas takimit me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tregojnë se Vjosa Osmani është eliminuar si emër i mundshëm për rikandidim për presidente.

“Pres që të ketë zgjidhje për presidentin, meqë s’ka gatishmëri të Albin Kurtit me shku në zgjedhje, sidomos pas takimit të djeshëm me liderin e LDK-së ku e eliminoi Vjosa Osmanin si kandidate për presidente”, ka deklaruar Rrahmani.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Kurti nuk dëshiron dhe nuk ka guxim të shkojë në zgjedhje të reja, pasi nuk mund ta arrijë rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit