spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Ish-shefi i SHIK-ut: Kosova di me mençuri të përballojë çdo agresion serb

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbajë qëndrime aktive dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, duke thënë se mentaliteti i shtetit të madh vazhdon të jetë i rrënjosur në politikën dhe qasjen e saj.

Koçollari tha se veprimet e Serbisë dëshmojnë se ajo ende ushqen ambicie hegjemoniste, ndërsa përmendi rastin e sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës.

“Në këtë kuptim ata janë aktiv, këtë duhet ta kuptojmë mirë. Se janë mësuar me idetë e shtetit të madh, të orekseve të mëdha. Shikoje, vranë atje policin tonë, njeriun tonë të shtrenjtë dhe akoma nuk e dorëzon kriminelin, kur dihet që është e filmuar. Ata janë të bindur, të bindur duhet të jemi dhe ne për të mbrojtur vendin tonë, Kosovën…Ka bijë të devotshëm dhe të denjë e them e me emision këtë, patriot si rrallë kush. Që di të përballojë edhe me mençuri, edhe me aftësi profesionale edhe me devocion çdo lloj tentative të agresiviteti serb”, ka thënë Koçollari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit