Gjendja shëndetësore e Ramush Haradinaj, deklarohet Ardian Gjini

Kandidati për kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, është deklaruar mbi spekulimet për gjendjen shëndetësore të Ramush Haradinajt.

Gjini ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Haradinajt është e rregullt, teksa potencoi se ish-kryetari i AAK’së ka ngjitur para dy ditësh majën e Gjeravicës.

“Kurrfarë problemesh shëndetësore nuk ka Ramushi, të dielën është ngjitur në Gjeravicë në -20, nuk ka probleme shëndetësore, janë spekulime. Përfekt është, kjo është krejt e vërteta”, deklaroi ai.


Më tej, ai tha se Haradinaj nuk dha dorëheqje nga pozita e kryetarit, vetëm se nuk kandidoi sërish për të parin e AAK’së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit