Shkëlzen Gashi ka reaguar lidhur me përkujtimin e masakrës së natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku u vranë 10 civilë.
Ai ka theksuar se në shumë postime publike ka pasaktësi, pasi të gjitha viktimat po paraqiten si shqiptarë.
Sipas Gashit, 9 ishin shqiptarë, ndërsa njëra ishte boshnjake – Selime Berisha (60), e lindur në Cazin të Bosnjë e Hercegovinës.
Ai bëri thirrje që kujtesa kolektive të jetë e saktë dhe e ndershme, duke theksuar se viktimat janë viktima pa dallim etnie apo prejardhjeje.
Postimi i plotë:
Për Selime Berishën!
Sot pashë shumë postime për masakrën e natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, ku u vranë 10 civilë. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre postimeve të liderëve lokalë e nacionalë ishin me përplot pasaktësi.
Ajo që dhemb më së shumti është se të gjithë të vrarët po paraqiten si shqiptarë. Në të vërtetë, 9 ishin shqiptarë, ndërsa njëra ishte boshnjake: Selime Berisha, 60 vjeçe, e lindur në Cazin të Bosnjë e Hercegovinës.
Viktimat janë viktima. Pa dallim etnie, feje, gjinie, moshe apo prejardhjeje.
Të paktën kujtesa jonë kolektive le të jetë e saktë dhe e ndershme.








