spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Rikthehet Rina Maloku, ka një mesazh

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe largimi nga vëmendja e publikut, Rina Maloku, është rikthyer në rrjetet sociale.

Ky rikthim vjen pas tragjedisë që tronditi jetën e saj private: ndarjes nga jeta të partnerit të saj, dizajnerit të mirënjohur Festim Isufi.

“Mali nuk dorëzohet”
Përmes një postimi në InstaStory, Rina ka ndarë një mesazh që duket se pasqyron gjendjen e saj emocionale dhe forcën për të ecur përpara.

“Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet”, shkruhet në foton e postuar prej saj, ku shihet një peizazh malor gjatë perëndimit.

Ky citat po shihet si një simbol i qëndrueshmërisë së Rinës përballë dhimbjes së madhe që la pas humbja e Festimit.

Përveç mesazhit prekës, ndjekësit kanë vënë re edhe një ndryshim drastik në profilin e saj në Instagram.

Rina ka vendosur të fshijë të gjitha fotografitë e përbashkëta që kishte me Festimin.

Ky veprim interpretohet si një përpjekje për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke ruajtur kujtimet në privatësi dhe duke u distancuar nga ekspozimi publik i asaj periudhe.

Kujtojmë se dizajneri Festim Isufi u gjet pa jetë më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë. Ngjarja u shoqërua me shumë aludime dhe diskutime, megjithatë zyrtarisht rrethanat mbetën pjesë e hetimeve.

Që nga ajo ditë, Rina ishte tërhequr plotësisht deri më tani. Ditën e djeshme Rina duket se ka mbledhur forcat për t’u rikthyer, duke treguar se pavarësisht “erërave” të forta të jetës, ajo mbetet në këmbë si mali.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit