spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Audio të papublikuara të Michael Jackson – rrëfen marrëdhënien me fëmijët

Më shumë se 16 vjet pas vdekjes së tij, Michael Jackson, rikthehet në qendër të debatit publik pas publikimit të disa audio-incizimeve të papublikuara, ku ai flet hapur për marrëdhënien e tij me fëmijët.

Në këto regjistrime, të siguruara nga New York Post, Jackson shprehet se fëmijët dëshironin ta përqafonin dhe ta preknin, duke thënë se personaliteti i tij i bënte ata “të binin në dashuri” me të, gjë që sipas tij ndonjëherë i sillte telashe.

Audio-incizimet janë pjesë e dokumentarit “The Trial”, i cili trajton procesin gjyqësor ndaj Jackson për akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve, akuza nga të cilat ai u shpall i pafajshëm.

Michael Jackson

Një nga deklaratat më polemike është kur ai thotë se nëse do t’i ndalohej të shihte më fëmijë, do të vetëvritej.

Dokumentari me katër episode do të transmetohet së shpejti në Channel 4 dhe rikthen në vëmendje debatet dhe dilemat që e shoqëruan figurën e Michael Jackson gjatë gjithë karrierës së tij.

Disa i kanë parë deklaratat e tij si shprehje të një lidhjeje emocionale të pazakontë dhe të keqkuptuar me fëmijët, ndërsa të tjerë i konsiderojnë ato si shqetësuese dhe problematike, sidomos në dritën e akuzave që e ndoqën për vite me radhë.

Rikthimi i këtyre materialeve rihap plagë të vjetra dhe vë në pikëpyetje kufirin mes pafajësisë së pretenduar dhe perceptimit publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit