spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Manipulim me vota në Mitrovicë – këta janë 21 të arrestuarit, gjykata refuzon paraburgimin për 10 prej tyre

Gazeta mëson detaje të reja nga hetimi për falsifikimin e rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit të Votave në Mitrovicë-Jug, ku janë arrestuar dhe ndaluar gjithsej 21 persona të dyshuar si të përfshirë në manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sipas burimeve të besueshme, hetimet kanë përfshirë periudhën 29 dhjetor 2025 – 2 janar 2026, ndërsa më 1 shkurt 2026, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë ftuar për intervistim në cilësinë e komisionerëve zgjedhorë.

Të arrestuarit janë: Arbër Nimani, Bajram Fetahu, Hikmet Sahiti, Shpat Neziri, Yll Sahatçiu, Dea Kurti, Skofiar Syla, Behram Shabani, Florim Kabashi, Endrit Krasniqi, Adnan Musa, Veronika Hasani, Resa Avdyli, Ahmet Morina, Korab Prekazi, Laurenta Hajrizi, Anita Sherifi, Rinor Shabani, Valton Peci, Shpend Hajrizi, Ariona Rushiti.

Pas intervistimit dhe administrimit të deklaratave me shkrim, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të gjithë të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, ndërsa janë dërguar në Qendrën e Ndalimit në Lipjan.

Më 2 shkurt 2026, dhjetë nga të dyshuarit janë dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Sipas Aktvendimit PPr.nr.4/2026, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri.

Të lirë kanë mbetur: Arbër Nimani, Bajram Fetahu, Hikmet Sahiti, Shpat Neziri, Yll Sahatçiu, Dea Kurti dhe Skofiar Syla.

Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim, ndërsa pritet që Prokuroria të ndërmarrë veprime të tjera procedurale lidhur me dyshimet për manipulim të votave në këtë qendër numërimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit