spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Gjykata në Mitrovicë refuzon paraburgimin ndaj 10 personave të dyshuar për manipulim të votave

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 personave të dyshuar për manipulim me vota nga 34 sa u ndaluan një ditë më parë, pas dyshimeve për manipulim me vota.

Gjykata në Mitrovicë, ka vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka mbajtur tri (3) seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) të pandehurve. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri. Të pandehurit dyshohen se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gjykata ka vlerësuar se, në këtë fazë të procedurës penale, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit