spot_img
spot_img
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë meksikane mbështetje inteligjence në operacionin që solli eliminimin e kreut të kartelit famëkeq të Jalisco Nueva Generacion.


Zëdhënësja e Donald Trumpit, Karoline Leavitt në shkroi në platformën X se “SHBA-ja ndihmoi operacionin që shënjestroi bosin e drogës Nemesio Oseguera Cervantes apo “El Mencho”.

Leavitt tha se “El Mencho” ishte “objektiv kryesor” si për Meksikën ashtu edhe për SHBA-në si një nga trafikantët kryesorë të fentanilit në SHBA, ndërsa kujtoi se presidenti Trump e shpalli CJNG-në si organizatë terroriste të huaj vitin e kaluar.

“Në këtë operacion, tre anëtarë të tjerë të kartelit u vranë, tre u plagosën dhe dy u arrestuan“, shtoi ajo. Leavitt përgëzoi ushtrinë meksikane për bashkëpunimin dhe ekzekutimin e suksesshëm të operacionit.

Më herët, zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e përshëndeti operacionin, duke e cilësuar si një “zhvillim i shkëlqyer” për Meksikën, SHBA-në si dhe pjesën tjetër të Amerikës Latine.

Një valë dhune përfshiu vendin pas lajmit të vrasjes së lordit më të kërkuar të drogës atje. BBC flet për një seri incidentesh me persona të armatosur nëpër rrugët e Jalisco-s dhe zona të tjera të Meksikës, teksa dëshmitarët okularë filmuan shtëllunga tymi që ngriheshin mbi disa qytete, përfshirë Guadalajaran mikpritëse të Kupës së Botës FIFA që do të zhvillohet së shpejti.

Pablo Lemus Navarro, Guvernatori i Jalisco-s, shpalli shpalli kodin e kuq atje, duke ndërprerë transportin publik dhe duke anuluar ngjarjet masive dhe mësimin në shkolla. Turistët që folën për agjencinë e lajmeve Reuters e përshkruan qytetin bregdetar Puerto Vallarta si një “zonë lufte”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit