spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të KQZ-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Haxhiut, ankesat lidhen me përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të cilat, siç thotë ai, janë pranuar pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Po ashtu, ai ka ngritur shqetësime edhe për llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, e cila sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

“Afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, por garantojnë barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Asnjë vendim administrativ i KQZ-së nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se me këto ankesa nuk po kërkon privilegj, por zbatim të barabartë të ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit