spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Enver Bytyçi për Lumir Abdixhikun: Mashtrues dhe servil ndaj kryesorosistit të Ballkanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë i mbrojtur nga votëbesimi që u zhvillua të shtunën në Kuvendin e partisë.

“Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK-së për të cilin jam falënderues, por po ashtu jam edhe mirënjohës i mbështetjes së vazhdueshme, por edhe kundërshtimeve në këtë proces përpara”, ka thënë ai për mediat pas përfundimit të votimit.

Profesori Enver Bytyçi, kritikon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, duke thënë se ishte një lojë politike për të rikonfirmuar veten në krye të LDK-së, duke manipuluar delegatët dhe duke tallur anëtarësinë, dhe e lidh këtë me servilizmin e tij ndaj liderëve rajonalë si Edi Rama.

“Lumir Abdixhiku dha dorëheqje për t’u vetëbesuar në Kuvendin e LDK-së. Në fakt për t’u rikonfirmuar, sepse nuk ndodh që kryetari në detyrë, i cili i ka zgjedhur vetë delegatët, të mos votohet prej tyre. Pra ishte thjesht një lojë e tipit Soros. Një intrigë dhe një tallje me anëtarësinë e Lidhjes Demokratike. Siç dinë të tallen sorosistët. Shihni Përparimin e Lumirin se si i servilosen kryesorositit të Ballkanit me emrin Edi Rama dhe do ta kuptoni se sa mashtrues që janë ata”, thotë ai.

Sipas tij, kuvendi i LDK-së është vetëm fillimi i përplasjes mes rugovistëve dhe mbështetësve të Ramës, duke kritikuar liderët aktualë si të dobët dhe të manipulueshëm, por beson se rugovistët do të mbrojnë filozofinë nacionale të Ibrahim Rugovës.

“Por kuvendi i së shtunës i LDK-së ishte thjesht preludi i një stuhie në këtë parti. Nuk pajtohen rugovistët me ramistët e Prishtinës e të Tiranës. Po të ishte Rugova do t’i detyronte këta mashtrues të iknin nga dritarja. Siç ka ndodh me të tjerë, të cilëve nuk ua ka thënë asnjë fjalë, por thjesht me heshtjen e tij i ka detyruar të ikin nëpër frëngji. Megjithatë LDK nuk ka më Rugovë. Prandaj luajnë si qingjat në livadh këta djemtë e Sorosit në Lidhjen Demokratike të Kosovës! Por LDK ka rugovistë, të cilët të marrin gjak në vetull dhe nuk lejojnë përçudnimin e filozofisë nacionale të Ibrahim Rugovës!”, përfundon ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit