Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Një këmbësor ka humbur jetën sot rreth orës 20:30, pas një aksidenti trafiku në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Në aksident ishte i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori (mashkull) ka humbur jetën, dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit