spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Tërmkolli: VV bashkë me PDK, LDK e AAK po përshpejtojnë ndarjen e Kosovës

Melihate Tërmkolli ka kritikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve për “Listën serbe”, duke e cilësuar këtë akt si të dëmshëm për sigurinë e Kosovës.

.Ajo thekson se ky veprim është kundër interesave të Kosovës, pasi Lista Serbe është pranuar të mbajë zgjedhje sipas ligjeve të Kosovës dhe çertifikimi i rezultateve nuk mund të ndahet sipas përkatësisë etnike.

Tërmkolli akuzon partitë politike si VV, PDK, LDK dhe AAK se po përshpejtojnë ndarjen e Kosovës dhe federalizimin e saj, duke e quajtur këtë një akt patriotik për Serbinë, por jo për shqiptarët dhe Kosovën.

Postimi i plotë:
Mosvotimi i rezultatit të zgjedhjeve për “Listen serbe” nga KQZ është akt i rëndë për sigurinë e Kosovës. Nuk është kundër kësaj liste as kundër Serbisë por direkt kundër interesave të Kosovës.

E para, sepse kjo listë është lejuar dhe pranuar të mbajë zgjedhje. E dyta sepse zgjedhjet në Kosovë, pra edhe për “Listen serbe” janë mbajtë sipas ligjeve të Kosovës e jo të Serbisë.

E treta, sepse çertifikimi i rezultatit nuk mund të ndahet sipas përkatësisë etnike. VV, me miratim edhe të PDK, LDK e AAK, me hapa gjigantë po e përshpejtojnë ndarjen e Kosovës ose thënë më saktë federalizimin e saj sipas “Aneksit të Ohrit”, të pranuar e miratuar nga Kurti.

Akti i djeshëm i KQZ, pra i VV, PDK, LDK e AAK është akt patriotik për Serbinë!Për shqiptarët e për Kosovën, jo!

Fatkeqësi e madhe kjo mendësi!

Përditë e më shumë po bëhemi një shtet palaço!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit