Rrjetet sociale po ‘vlojnë’ nga zhvillimet e fundit në jetën private të Bes Kallakut. Aktori duket se ka mbyllur përfundimisht kapitullin e divorcit dhe tashmë po jeton një romancë të re, të cilën nuk heziton ta bëjë publike.
Shenjat kanë qenë të qarta. Së fundmi, Besi ka zbuluar një tatuazh me emrin “Ejona”, datën 25.12.2025 dhe dedikimin simbolik “Trëndafil në kohë lufte”. Gjendjen e tij emocionale e ka shprehur edhe përmes vargut: “Më ktheve vajtimin në valle”, ndërsa motra e tij, Ana, ka konfirmuar se partnerja e re është pritur ngrohtësisht në familje.
Në të njëjtën kohë, ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, ka zgjedhur të mos reagojë me fjalë, por me imazh. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në formë perfekte dhe plot vetëbesim.
E veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe xhinse, Xhensila ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe buzëqeshjen rrezëllitëse, duke dhënë mesazhin se po kalon një periudhë të mirë personale.









