spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Kimete Berisha: Dorëheqje me këmbë 3

PROCESVERBALI ABSURD I KUVENDIT

(i mbajtur me dyer të mbyllura, kuti të mbyllur dhe mendje të hapur… për humbje)

Pika 1: Konstatohet humbja e zgjedhjeve.

Humbje e rëndë.

Humbje e njohur.

Humbje familjare.

Pika 2: Konstatohet fajtori.

Fajtori është i qartë.

Fajtori është prezent.

Fajtori është i nevojshëm.

Pika 3: Dorëheqja.

Dorëheqja ofrohet.

Dorëheqja përshëndetet përzemërsisht.

Dorëheqja refuzohet me mirësjellje.

Pika 4: Diskutim shkencor.

Sipas eksperimentit të macës së Schrödinger-it, dorëheqja, si maca, është njëkohësisht

në kuti dhe jashtë saj.

Vendoset që kutia të mos hapet.

Pika 5: Pyetje nga salla.

Po kush e merr partinë kështu, llom?

Vetëm ai që e njeh terrenin dhe ka përvojë shkatërruese.

Pika 6: Vendim.

Fajtori mbetet.

Stabiliteti ruhet.

Ndryshimi shtyhet.

Pika 7: Mbyllja.

Kuvendi hyn në histori.

Me vota të fshehura në kuti.

DIALOGË SEKRET

• Nuk bën ta lëshojmë Lumirin.

• Pse jo?

• Sepse e njeh terrenin.

• Sepse e ka shkatërruar vetë.

• Sepse s’kemi luks të rrezikojmë me dikë që nuk e njeh humbjen nga brenda.

• Po ai dha dorëheqje.

• Po, po… shumë bukur nga ana morale.

• Tani ulu prapë. Kemi punë.

• Po kush e merr partinë në këtë gjendje?

• Kushdo, veç jo dikush që s’ka përvojë në humbje.

• Ne i duam njerëzit me përvojë të madhe.

• Lumiri e njeh terrenin. Me sy mbyllur.

MANUALI PRAKTIK I LUMIR ABDIXHIKUT

Si të mos e pranosh dorëheqjen që e ke dhënë

(udhëzues zyrtar)

Hapi 1: Prano fajin publikisht.

(Është i padëmshëm nëse nuk pasohet nga veprime.)

Hapi 2: Lejo dorëheqjen të flitet.

(Mos e merr seriozisht.)

Hapi 3: Voto kundër dorëheqjes.

(Me arsyetim: “Nuk është momenti.”

Momenti nuk vjen kurrë.)

Hapi 4: Përdor fraza standarde.

Uniteti.

Stabiliteti.

Terreni i njohur.

Përvoja.

Hapi 5: Nëse dikush pyet për ndryshim, kujtoja rrezikun e fitores.

Hapi 6: Nëse dikush përmend zgjedhjet, thuaj “sfidë”, jo “humbje”.

Hapi 7: Mos e hap kutinë.

Hapja e kutisë sjell përgjegjësi.

Mbyllja sjell mandat.

KONKLUZION ZYRTAR

Në këtë parti,

dorëheqja është ide.

Faji është personal.

Ama, shkatërrimi është kolektiv.

Dhe fajtori nuk largohet.

Fajtori ruhet… si provë… si traditë… si llokum.

EPILOG

• Lumiri: Faleminderit që s’e pranuat dorëheqjen time.

• Kuvendi: Me nder qofsh. Suksese… vazhdo në këtë drejtim. Gjithmonë do ta kesh përkrahjen tonë.

• Hoti: Hesht. Sepse humbësi ka fjalë.

• Gashi (me vete): Vallë pse viktima e do xhelatin e vet?

• Vetja (me vete): Edhe nëse e di… nuk të tregoj!

• Lumiri: Do ta ruajmë unitetin.

• Kuvendi: Po. Kemi hyrë në histori. Nuk e lëshojmë fajtorin.

• Hykmetja: Për pak u nguta… budallaqja… kinse po di diçka…

• Lumiri: Prodhuam demokraci maksimale.

• Procesmbajtësi: Jemi fabrikë për prodhimin e demokracisë… tha shefi i prodhimit… jo, fshije… po, lëre… se edhe ashtu s’e lexon kush.

P.S. “Vetëm aty ku ka varre, ka edhe ringjallje…”

AUTOKRITIKË: Të kam ndëshkuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit