Veprimtari Saim Tahiraj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e LDK-së, duke e cilësuar votimin si vazhdim të rënies së partisë.
Ai ka shkruar se procesi nuk ishte për ndryshim apo reflektim, por për dështime dhe humbje, duke paralajmëruar se me këtë vendim janë mbyllur rrugët e tjera dhe është vulosur një kurs që e largon LDK-në gjithnjë e më shumë nga besimi i qytetarëve.
“Votimi në Kuvendin e LDK-së nuk ishte votim për ndryshim, por për humbjen; jo për reflektim, por për dështimet; jo për ringritje, por për vazhdimin e rënies nga 13%.
Sot, me këtë vendim, kam frikë të madhe se të gjitha rrugët e tjera u mbyllën dhe se u vulos një kurs që e çon partinë gjithnjë e më larg besimit qytetar”, shkruan ai.








