Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas konfirmimit për të mbetur në krye të partisë, ka thënë se rruga përpara e kësaj partie është rimëkëmbja.
Ai ka ftuar të gjithë anëtarët e partisë, përfshirë ata të pakënaqurit me punën e tij, që të bashkohen dhe të rreshtohen prapa qëllimeve të partisë.
“Rruga përpara e LDK-së ka emër – Rimëkëmbje. Kjo s’bëhet me natyrën e fituesit apo humbësit, por me përafrimin e të gjithë anëtarësisë. U bëj thirrje të gjithëve, edhe të kënaqurve me mua por edhe ata sidomos që nuk ishin të kënaqur me mua të vijnë të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë”, ka thënë ai në një konferencë pas Kuvendit të partisë.








