spot_img
spot_img
Sunday, February 22, 2026
spot_img
spot_img

Maqedonci: Sot, Kosova ka më shumë mundësi të anëtarsohet në NATO, se që kishte më parë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se mundësitë janë shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët për antarësim në NATO.


Maqedoni vlerësoi se këto mundësi janë më të mëdha për shkak të ndryshimeve në mjedisin global të sigurisë dhe qasjes së partnerëve ndërkombëtarë.

“Besoj se ndryshimet në ambientin strategjik të sigurisë, ndryshimet në ambientin global të sigurisë, ndryshimet në pozicionin e SHBA-ve në raport me NATO-n po edhe të vetës NATO-s por edhe të kërcënimeve që sot ka bota nga akterë të ndryshëm, mundësitë janë ndoshta shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se në bisedimet me partnerët është nënvizuar rëndësia e angazhimit të Kosovës si pjesë e Aleancës.

“E kemi gjithashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të Bashkimit Evropian që në diskutimet që kemi me t’a kanë theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës si pjesë e NATO-s. Ne normalisht që kemi bërë shumë hapa dhe po bëjmë shumë hapa. Ne kemi shtruar rrugën për anëtarësim në NATO për faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe Ministria e Mbrojtjes në këtë rast është duke u zhvilluar në përputhje me standartet e NATO-s. Kemi të gjitha pajisjet, sistemet e armatimit, dhe çkado që blihet për nevojat e Ushtrisë së Kosovës, blihet sipas standarteve të NATO-s dhe vetëm nga vendet e NATO-s. Gjithashtu ne në të gjitha diskutimet që kemi me partenrët tanë, ngritim çështjen e antarësimit të Kosovës në NATO si një prioritet dhe objektiv i yni dhe e kemi të adresuar në shumë marrëveshje këtë çështje. Forca e Sigurisë së Kosovës sot është e gatshme që të kontribuojë me kapacitetet e saj ushtarake në NATO” deklaroi Maqedonci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit