Në librin “Të bësh luftë moderne”, ish-komandanti i NATO-s përshkruan momentin kur presidenti amerikan sinjalizoi përgatitjet për ndërhyrje ushtarake mes krizës në Kosovë.
Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka shkruar në librin e tij “Të bësh luftë moderne” një moment vendimtar nga shtatori i vitit 1998, kur Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, i kërkoi drejtpërdrejt të ishte i gatshëm të merrte përgjegjësinë për Kosovën.
Clark rrëfen se, pas kthimit në Uashington, mori pjesë në një konferencë me komandantët rajonalë në Universitetin për Mbrojtje Kombëtare, ku diskutimet u përqendruan kryesisht në “gatishmërinë” e forcave dhe nevojën për më shumë financim. Sipas tij, Pentagoni ishte më shumë i fokusuar te buxhetet sesa te zhvillimet në terren në Evropë.
Megjithatë, gjatë takimit me presidentin, vëmendja u zhvendos te kriza në Ballkan. Clark përshkruan se, ndërsa Clinton po përshëndeste një nga një gjeneralët, kur arriti te ai, e preku në krah dhe i tha: “Ti do të jesh i gatshëm të kujdesesh për kosovarët, apo jo?”.
“Po, zotëri!”, iu përgjigj Clark, duke e interpretuar këtë si një sinjal të qartë se Shtëpia e Bardhë po përgatitej seriozisht për një përfshirje ushtarake në mbrojtje të kosovarëve.
Në atë kohë, situata në Kosovë po përkeqësohej ndjeshëm, me ofensiva të forcave serbe, dëbime masive dhe paralajmërime për katastrofë humanitare. Sipas Clarkut, ky ishte momenti kur diplomacia amerikane u mbështet hapur nga gatishmëria për përdorimin e forcës.
Disa muaj më vonë, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike, NATO nisi fushatën ajrore kundër Serbisë në mars 1999, operacion që u drejtua pikërisht nga Clark, duke shënuar ndërhyrjen vendimtare të aleancës në Kosovë.
Pjesë nga libri:
DIPLOMACIA E MBËSHTETUR ME KËRCËNIM
Në shtator u ktheva në Uashington, por aty nuk gjeta ndonjë brengë të madhe në kuadër të Pentagonit rreth situatës në Evropë. Çështja kryesore në mendjet e shefave ishte takimi i 15 shtatorit me presidentin Clinton, i parapara për të zhvilluar në Universitetin për Mbrojtje Kombëtare. Do të merrnin pjesë të gjitha komandantët rajonalë dhe secili prej nesh duhej të fliste para Presidentit rreth “gatishmërisë”. Këto konferenca ishin gjithmonë të dobishme. Ne e dëgjonim qendrimin e Uashingtonit, ndërsa shefat mund të dëgjonin fjalët e komandantëve rajonalë. Por, kjo konferencë, në veçanti, në mënyrë të qartë ekspozoi pozicionin e dobët të komandantëve rajonalë dhe ilustroi brengat shtypëse dhe orientimin e Pentagonit, të cilat në çdo rast kishin financimin afatgjatë.
Kjo konferencë ishte një përpjekje që të gjithë të radhiteshin në anën e njëjtë, një përpjekje kolektive që para Presidentit të parashtroheshin pikëpamjet e komandantëve të tij dhe për të marrë përkrahjen e tij për shtimin e resurseve të mbrojtjes. Në momentet para arritjes së tij, secili prej nesh paraqiti një version të shkurtër të asaj që do të flisnim. Komentet ishin të harmonizuara, përforcuese dhe të balancuara. Të gjithë do të kuptonin se na nevojitej shumë më shumë para.
Pas përshëndetjes, iu afrua shefit të shtabit të ushtrisë, gjeneralit Dennis Reimer, për të ngjitur një sugjerim: “Shef, krahas bisedave rreth reduktimit, për të ngritur një sugjerim: ‘Shef, krahas’, të specialistëve të reduktimit të ekipit të helikopterëve ‘Apache’, të specialistëve…
… informativë dhe të personalitetit për komunikim, a nuk jeni të mendimit se do të duhej të bëjmë propagandë për një armatë me të mendimit se përgjithësisht? Ndoshta, ky është rasti të parashtrohet gjërka, në përgjithshme forcë?”. Disa anëtarë të Kongresit kishin kërkuar të kritikojnë armatën se nuk kishte parashtruar me një vendosmëri më të madhe çështjen për resurse dhe për trupa shtesë dhe kishin kërkuar nga unë ta çoj përpara në dosje që të përparuar; dhe, unë, atë moment mendova se ndoshta do të mund t’i ndihmoja këtu armatës.
Reimer u zhyt në mendime, por ishte megjithatë i kujdesshëm. “Jo, nuk mendoj ashtu!”, tha ai.
Pas arritjes së Presidentit, në qendër u vendos, ndërsa ai lëvizi përreth tavolinës, duke zhvilluar biseda të shkurtra, pasi që momenti kur secili nga gjeneralët me katër yje prezentoi veten. Në momentin kur erdhi për t’i shtrënguar duart me mua, ai më preku në krah dhe tha: “Ti do të jesh i gatshëm të kujdesesh për kosovarët, apo jo?”.
“Po, zotëri!”, thashë unë. Ishte kjo mënyra për të dëshmuar se ai kishte njohuri rreth asaj. Ishte kjo mënyra për të dëshmuar se ai kishte njohuri rreth asaj që kisha në kokë. E shpresoja që edhe ai, gjithashtu, e kishte këtë që kisha në kokë”.








