spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore” – rrëfimi tronditës i Rogertit në Big Brother VIP Albania

Një përplasje verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka marrë një kthesë të papritur, duke nxjerrë në pah detaje tronditëse nga e kaluara personale e Rogertit. Debati, i cili fillimisht ishte i ngarkuar me tension, u shndërrua në një rrëfim të hapur për humbjet e mëdha financiare që ai pranon se i ka pësuar si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara.

Gjatë diskutimit, Rogerti deklaroi se ka humbur shuma marramendëse parash brenda një kohe shumë të shkurtër, duke lënë të shtangur bashkëbiseduesin e tij.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh ai, duke pranuar hapur pasojat e zgjedhjeve të tij.

Këto deklarata u pritën me habi nga Gimbo, i cili ia vuri në dukje se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u mburrur dhe as një rrugë e drejtë për t’u ndjekur. Në përgjigje të kritikave, Rogerti reagoi me tone të larta, duke sqaruar edhe arsyen pse ka vendosur të jetë pjesë e këtij formati.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu drejtua ai Gimbos.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit