spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Mosshpallja e rezultatit të Listës Serbe nga KQZ, Gjuriq: Po ndodh ndërkohë që BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos miratuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Gjuriq e konsideron këtë një shkelje të të drejtave politike të qytetarëve serbë në Kosovë. Ai thekson se ky veprim po ndodh në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se ky veprim po ndodh pikërisht ndërkohë që BE po fillon heqjen e masave kundër qeverisë së Kurtit, një hap që nuk ka ndihmuar në ndalimin e presioneve mbi serbët dhe komunitetet tjera joserbe dhe as në ruajtjen e standardeve demokratike,” ka shkruar Gjuriq.

Ai njoftoi se Serbia do të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe do të insistojë në respektimin e të drejtave politike të popullit serb në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit