spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Kurti takon diplomati austriak, diskutojnë për formimin e qeverisë së re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Schnetzer e uroi Kurtin për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të procesit demokratik.

Gjatë takimit, Kurti dhe Schnetzer diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë proceset e formimit të qeverisë së re, si dhe çështje të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Kryeministri theksoi planet për investimet infrastrukturore në mandatin e ri, synimin e palëkundur të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe siguri”, thuhet në njoftimin zyrtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit